Janë 8 bashki ku do të shkohet në balotazh në procesin e primareve për kandidatët e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Anëtarja e KOKOE, Fatbardha Kadiu foli për rezultatet finale të Primareve në disa prej bashkive

Komisioni i Organizimit të Operacioneve Elektorale pranë PD, bazuar në vendimin nr.38 të Këshillit Kombëtar të PD, vendimit 50 të KOKOE-s, si dhe udhëzimet përkatëse vendosi miratimin e rezultatit përfundimtar të procesit të Primareve për përcaktimin e kandidatëve të PD, për organet e qeverisjes vendore, për zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit 2023.

Bazuar nga procesverbalet e plotësuara nga Komisionet e Vendimit dhe numrit të degëve, të ardhura zyrtarisht nga degët përkatëse për:

Bashkinë Fushë Arrëz, Bashkinë Mirditë, Bashkinë Krujë, Bashkinë Dibër, Bashkinë Fier, Bashkinë Sarandë, Bashkinë Librazhd, Bashkinë Mat.

Bazuar në pikën 10 të vendimit 38 të Këshillit Kombëtar më dt.01.10.22, do të zhvillohet balotazh midis dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave, dhe përkatësisht:

Për Bashkinë Fushë-Arrëz midis z.Hilë Curri dhe z.Hilë Kola;

Për Bashkinë Mirditë midis z.Albert Mëlyshi dhe z.Aleksandër Lala;

Për Bashkinë Krujë midis z.Agron Loka dhe z.Ndriçim Babasi;

Për Bashkinë Dibër midis z.Ismail Uka dhe z.Besnik Halku

Për Bashkinë Fier midis z.Etvar Kodheli dhe z.Artur Mahmutaj;

Për Bashkinë Sarandë midis z.Ardit Cikuli dhe z.Ilir Nikollo;

Për Bashkinë Librazhd midis z.Shefki Çota dhe z.Aranit Leka;

Për Bashkinë Mat midis z.Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani.

Kundër këtij vendimi lejohet ankimimi brenda tri ditëve, pranë Komisionit të Apelit dhe të Sanksioneve të PD. Ju faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb