Në konferencën e zhvilluar nga selia blu lidhur e Reformën Territoriale, Ivi Kaso tha se e gjithë situate po monitorohet dhe sa janë ngritur grupe pune nga PD për këtë reformë dhe për Reformën Zgjedhore.

Ai theksoi se mazhoranca e ka shprehur preferencën e saj për ta prekur Kushtetutën, duke shtuar se kjo nuk mund të lejohet dhe se pushteti pa votë nga zgjedhësit, do të ishte atentati i  fundit që do ti bëhej sistemit.

“Nga njëra anë kemi Komisionin e reformës territorial dhe është e qartë se kur do ti paraqitet publikut dhe kemi edhe reformë zgjedhore që është në stanjacion. S’mund të ketë reformë territoriale që t’i shërbejë qytetarëve, pa vlerësuar të gjitha aspektet dhe implikimet territorial.

Mendimin tonë e kemi shprehur dhe pastaj në fokus të punës vetëm të impaktit elektoral solli edhe dështimin e reformës së fundit pasi nuk u mbajt në fokus shërbimi ndaj qytetarëve dhe qëllimi ishte vetëm përfitimi elektoral i momentit dhe për këtë themi që janë të lidhura dhe logjika e donte që të ecnin me të njëjtën shpejtësi dhe kjo nuk ka ndodhur kështu.  Mazhoranca e ka shprehur preferencën e saj për ta prekur Kushtetutën”, tha Kaso, duke shtuar: “Nuk duam që rajonet e famshme dhe që janë prioritet i tyre në reformën territorial të shndërrohen në kalin e trojës për të prekur kushtetutën dhe për të vendosur primin çka do të thotë pushtet pa votë. Dhënia në tavolinë e primit, pushtetit pa votë nga zgjedhësit, do të ishte atentati i  fundit që do ti bëhej sistemit. Pranë PD-së është ngritur grupi i punës për reformën zgjedhore dhe po zhvillon takime që opozita të ketë gati propozimet e saj për çfarëdolloj produkti të reformës territoriale.”

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: