Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike Alfred Rushaj ka publikuar në Twitter një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryebashkiakëve apo ish-deputetëve që lanë detyrën për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Rushaj shkruan se Rama promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin dhe se ai dhe krimi janë binom i pandarë.

“Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit”, shkruan Rushaj.

Reagimi vjen pas letrës që ambasadorja amerikane, Yuri Kim i dërgoi krerëve të partive politike duke i kërkuar që të mbajnë përgjegjësi për pastëritën e kandidatëve për deputetë.

 

Rushaj Tw
Rushaj Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb