Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me shfaqjen sot të ish-kryeministrit Berisha në Dibër, ku prezantoi koalicionin ‘Shtëpia e lirisë’ zotin Përparim Kryemadhi.

Përmes një reagimi, PD thekson se vota për Metën dhe Berishën, nënkupton votë për Ramën. Mes të tjerash PD akuzon gruan e kandidatit të këtij koalicioni se ka mbrojtur ministrat e Ramës me dosjen 184.

REAGIMI I PD
Kandidatët e shtëpisë së Ilirit, nuk përfaqësojnë demokratët. Ata përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë.
Dibranët e dinë mirë se si gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk çoi para drejtësisë ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që blenë dhe shantazhuan dibranët për vota.
Demokratët dhe qytetarët dibranë, janë poshtëruar nga Berisha&Meta, të cilët përzgjodhën si kandidat pikërisht burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila përveç dosjes 184, nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.
Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk mund të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajmë Ramën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb