TIRANE– Nga sot, të gjithë përdoruesit e “Rrugës së Kombit” do të paguajnë taksë, përfshirë edhe banorët e qarkut të Kukësit.

Partia Demokratike me anë të një videoje ka denoncuar forcat e shumta policorë që janë vendosur në Kukës.

Sipas PD nga rruga për në tunelin e Thirrës deri në Kukës, ka forca të shumta policie dhe të forcave speciale.

“Qyteti i Kukesit dhe rruga per ne tunnelin e Thirres nen shtetrrethimin e policise dhe forcave speciale te derguara nga Tirana,” shkruhet ne njoftim.

Më herët dhe deputeti i kësaj partie, Sali Berisha ka postuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku denoncon me pamje, se si policia sipas tij po ushtron terror ndaj banorëve të Kukësit.

“Terror policor nga Edvin Kristaq Urrejtja ndaj qytetareve te Kukësit! sb” shkruajti ai.

e.f/BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb