KORÇË – PD-ja ka akuzuar sot Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti se po bën spektakle në restorantet e mishit dhe peshkut, në vend të vejë e të takojë fermerët e t’i japë zgjidhje, shitjes së prodhimeve të tyre, pasi humbjet llogariten 12-13 milionë USD vetëm në një rreth.

Deklarata kësaj radhe ka ardhur nga Andrea Mano, kreu i PD-së në Korçë, I cili ka deklaruar sot për mediat se “me qeverinë e Rilindjes, sektori i bujqesisë po kalon krizën e tij më të rëndë. Rrethi i Korçës i njohur për tokë pjellore në misër, grurë dhe fruta e perime bazike për konsumatorin, rrezikon të falimentojë e të shterohet nga mungesa e politikave mbështetëse bujqësore.

Mashtrohet për subvecionime në karburante e vegla, mashtrohet për grante për bujqësinë ndërkohë që nëpër ferma niveli i taksave për imputet, tvsh e naftës,pesticideve, plehrave dhe mjeteve bujqësore është dy herë më i lartë se vendet fqinje. Fermerët dhe familjet e tyre janë goditur rëndë nga mosshitja e prodhimeve si mollët, gruri, patatet, qepët. Kostoja e humbjes për fermerët e rrethit të Korçës llogaritet në 12-13 milion dollarë.

E ndërkohë që ministri Panariti bën “show” në restorante mishi e peshku, i bëjmë thirrje të vijë të takojë nga afër fermerët dhe te gjejë zgjidhje për shitjen e prodhimeve të tyre,” – tha Mano ndër të tjera.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb