TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë 7 miliardë e 700 milionë lekë deputetit Xhemal Qefalia në 3 vite.

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma tha sot se shqiptarët do ngrihen ngrihen më 18 shkurt për të ndalur zhvatësit.

“Edi Rama kujdeset vetëm për miqtë dhe klientët. Ja një shembull tipik se si përfitojnë njerëzit e tij nga paratë e shqiptarëve. Firma e deputetit socialist, Qefalia, ka pasur një aktivitet modest, dhe në vitin 2013 s’ka marrë asnjë lek nga shteti.
Por pasi Edi Rama erdhi në pushtet, rezulton se deputetit të tij Qefalia i ka ndritur fati, dhe ka marrë 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në 3 vite. Njësoj si me raste të tjera, si përshembull rasti i Sadriut, Qefalia fshihet pas emrit të nipave të tij.
Kemi dokumentacionin e plotë se si firma kalon në emër të nipave, sa për formalitet.
Të gjithë e dinë, se në të vërtetë është deputeti dhe vëllezërit e tij që po ndajnë llokmat e mëdha të buxhetit”, deklaroi Duma.

Sipas PD, kjo pra është arsyeja pse populli zhytet në varfëri dhe s’ka para për shkolla, për ngrohje, për ilaçe, për hallet e nejrëzve.

“Sepse paratë janë për miqtë dhe klientët e Edi Ramës. Ky pra është shteti i Edi Ramës, një ndërmarrje private që ndan pasurinë mes një grushti njerëzsish. Me 18 shkurt ne ngrihemi bashkë, dhe e ndalim këtë korrupsion, i ndalim zhvatësit. Do të hapim rrugën që qytetarët të zgjedhin të lirë, të zgjedhin qeverinë për njerëzit, qeverinë e tyre”, tha Duma.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: