Gazetari Osman Stafa ka raportuar për “BalkanWeb” situatën aktuale në selinë e Partisë Demokratike. Ai ka treguar, se të rinjtë e FRPD, teksa janë ballafaquar me dyert e mbyllura të selisë, kanë vendosur në pjesën ballore disa pankarta ku shkruhej: “Jo pronë e pengut, por seli e demokratëve. PD parti e rinisë dhe jo burg i sigurisë së lartë”.

Të rinjtë deklaruan më tej se do të jenë të pranishëm në protestën e së shtunës për të rikthyer PD aty ku e ka vendin dhe të ratifikojnë vendimet e ndërmarra në referendumin e 18 dhjetorit dhe kuvendin e 11 dhjetorit. Po ashtu, gazetari Stafa ka treguar se hyrja për në seli bëhet nga një derë nga mbrapa godinës. Edhe vetë zoti Basha është futur në seli nga kjo derë.

Arsyetimi se përse ndiqet kjo rrugë, lidershipi i PD e ka justifikuar me faktin se po kryhen punime në pjesën ballore të godinës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb