Drejtori i Fushatës së PD-së Alfred Rushaj ka shpjeguar me detaje programin ekonomik të Partisë Demokratike për familjet shqiptare.

Rushaj jep detaje nga oferta politike e PD-së, e cila, sipas tij, do të ndryshojë rrënjësisht jetën e qytetarëve shqiptarë.

BISEDA SHPJEGUESE E DREJTORIT TË FUSHATËS SË PD, ALFRED RUSHAJ:

Përshëndetje Fredi! Për herë të parë një parti politike ka në qendër familjen. Si do e realizoni këtë?

Alfred Rushaj: Nga kjo sallë Jona, lançuam programin Shqipëria Fiton. Pjesë e saj është edhe programi për familjen. Cili është investimi kryesor për ty si e re për të krijuar një familje?

Blerja e një banese.

Alfred Rushaj: Për këtë ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 20,000 familje të reja. Do të japim 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vite radhazi. Do të rrisim pagat e 36,000 arsimtarëve dhe 36,000 familje arsimtarësh do të përfitojnë nga kjo. Ne do të ulim çmimin e energjisë elektrike për 710 mijë familje. Ne do të ulim taksat dhe çdo i punësuar do të ketë më shumë para në xhepat e tij për familjen e vet.

Faleminderit Fredi!

Alfred Rushaj: Jona, më datë 25 prill Shqipëria Fiton!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb