TIRANË- Partia Demokratike ka përshëndetur deklaratën e negociatorëve të Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan për dialogun politik dhe bashkëpunim në Shqipëri.

Në reagimin e PD-së, menjëherë pas bërjes publike të një projekt-marrëveshjeje që bën të mundur rikthimin e opozitës në Parlament, konfirmohet gatishmëria për fillimin e punës dhe mbështetja për Deklaratën e Parimeve.

“Partia Demokratike ka përshëndetur deklaratën e negociatorëve të Parlamentit Europian dhe dy grupeve parlamentare PPE dhe PSE dhe falënderon eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein për angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës parlamentare. Partia Demokratike konfirmon mbështetjen e plotë për Deklaratën e Parimeve dhe është e gatshme të fillojë menjëherë punën së bashku për rezolutën e përbashkët parlamentare”, thuhet në reagimin e PD-së.

Po kështu Partia Demokratike përshëndet dhe mirëpret angazhimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian dhe institucioneve të tjera të BE për mbështetjen në vazhdim, të procesit të normalizimit të jetës parlamentare.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: