Analisti Fatos Lubonja dhe analisti Arjan Vasjari kanë debatuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”.

Lubonja u shpreh se PD gjatë gjithë kësaj kohe po i tregon botës se nuk jemi vend normal. Ai shtoi se ndërkombëtarët janë duke mbështetur një regjim.

Ndërsa, analisti Vasjari deklaroi se Shqipëria është një vend që ka nevojë për rolin e ndërkombëtarëve, sepse ata vërtetë nuk janë perfektë, por kanë standarde demokratike më të larta.

Fatos Lubonja: PD ka një qëllim. Qellimi i PD ka qene qe t’i tregonte botes qe Shqipëria nuk është një vend demokratik dhe nuk është normal, prandaj kërkoi qe te hidhnin sytë nga Shqipëria. Këto vendime janë politike. Kjo sepse Gjermania dëshiron t’iu thotë këtyre shteteve që ju jeni afër nesh,. Nëse do të rrimë të merremi me propagandë jo na dhanë negociatat e jo nuk na dhanë, është katastrofë.

Arjan Vasjari: Vendet e rajonit janë nënshtruar të gjitha ndaj logjikës të nënshtrimit ndaj ndërkombëtarëve. Distancohem me mendimin e zotit Lubonja në faktin se për ndërkombëtarët është i perceptuar. Ndërkombëtarët nuk janë perfekt, por janë modeli ku duam të shkojmë. Nuk na lejohet të bëjmë karshëllëk.

Fatos Lubonja: Jo të rritemi. Këtu sa vjen ambasadori amerikan këtu, vjen e bëhet lajm nëpër gazeta. Unë ndihem i nëpërkëmbur, më mungon dinjiteti.

Unë punoj këtu 30 vjet, vjen ambasadori dhe brenda 2 javëve na tregon gjithçka. Unë e ti e njohim më mirë se ambasadori.  Kur erdhi Rajonsoni, ne thamë do të vij këtu e do të krijojmë një sistem të drejtë, doli në krah të Sali Berishës dhe me PD bënte fushatë. E kupton. Do mbetemi fëmijë nëse do vazhdojnë të bëjmë çfarë thonë ata.

Arjan Vasjari: Fat i madh që jemi nën varësinë e tyre, sepse nuk janë perfekt, por kanë të mira.

Fatos Lubonja: Ata po mbështesin një regjim. Ata 4000 muxhahedinët në Shqipëri çfarë duan. Amerikanët donin që të sillnin armët kimike. Shyqyr që doli populli shqiptar dhe ikën. Është arsye që të varemi nga vetja e jo nga ata.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb