Gazetari Osman Stafa raporton për “News 24” dhe “Balkanweb” se Partia Demokratike është në procesin e diskutimit të emrave, për të drejtuar 12 qarqet e vendit.

PD po ashtu po punon edhe në drejtim të bashkëpunimit me aleatët e saj tradicionalë, kryesisht PDIU-në dhe Partinë Republikane.

Sot pati zhvillim interesant, teksa Mark Marku zgjidhet drejtues në qarkun Lezhë, kthehet kështu në Partinë Demokratike, edhe pse më herët ka pasur një konflikt me zotin Berisha.

Për Tiranën, PD-ja ka menduar të ketë disa drejtues, për shkak se është zonë më e madhe.

PDIU dhe Partia Republikane ende nuk janë gati për marrëveshje me PD-në. Te PDIU ka pakënaqësi, pasi më herët Vangjel Dule ka dalë deputet nga listat e PD-së. Zoti Dule mund të kandidojë në qarkun e Korçës.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb