Partia Demokratike ka postuar disa foto nga aktiviteti për “8 Dhjetorin”. PD shkuan se kjo ditë  bëri bashkë Dhjetoristët e vitit 1990 dhe të rinjtë e të rejat, që sot shikojnë me nderim sakrificat dhe kurajon me të cilën, 31 vite më parë, bashkëmoshatarët e tyre sfiduan regjimin komunist dhe nisën një kapitull të ri në historinë shqiptare.

“8 Dhjetori përmes veprave të autorëve”. Një ditë e bukur kujtimi dhe reflektimi, me shkrimtarë, studiues dhe gazetarë, të organizuar nga FLD – Fondacioni per Liri dhe Demokraci , që bëri bashkë Dhjetoristët e vitit 1990 dhe të rinjtë e të rejat, që sot shikojnë me nderim sakrificat dhe kurajon me të cilën, 31 vite më parë, bashkëmoshatarët e tyre sfiduan regjimin komunist dhe nisën një kapitull të ri në historinë shqiptare, për të cilin do të jemi përjetësisht mirënjohës”- shkruhet në postim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: