Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka bërë të ditur se duke qenë se në në seancën e nesërme të Parlamentit do të diskutohet një projekt-rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, PD ka prezantuar 4 amendamente në plotësim të kësaj rezolute.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku tha se Parlamenti duhet të dënojë gjenocidin, të njohë shkeljen e të drejtave të njeriut, të njohë masakrën e kryer nga ushtria serbe dhe të vrasjen e civilëve.

“Nesër në Parlamentin e Shqipërisë do të diskutohet një projekt-rezolutë për genocidin serb në Srebenicë.
Në emër të PD kemi prezantuar 4 amendamente, pa të cilat kjo rezolutë është e paplotë. Së pari, duhet të dënojmë genocidin serb në Srebenicë; duhet të njohim shkeljet e të drejtave të njeriut; duhet të njohim masakrën që ushtria serbe ka kryer në Srebenicë, por njëkohësisht vrasjen dhe masakrimin e 8000 civilëve.

Unë besoj që është në lartësinë e Parlamentit të Shqipërisë të ngrihet në të njëjtin nivel me atë të Kosovës dhe të Malit të Zi, që i kanë dënuar krimet serbe në Srebenicë. Pa këto, çdo miratim tjetër është thjeshtë një letër rutinë e cila nuk ka asnjë vlerë as për memorien historike, por njëkohësisht as për përkujtimin e këtyre viktimave”, është shprehur ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb