LUSHNJË- Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj kanë protestuar sot para Bashkisë së Divjakës duke akuzuar kryetarin Fredi Kokoneshi për prostitucion.

Sekretari për aksionin qytetar në PD, Ervin Salianji deklaroi se Kokoneshi është akuzuar nga sekretari i tij por nuk e ka deklaruar këtë gjë në formularin e dekriminalizimit.

“Kokoneshi është akuzuar për prostitucion. Akuzat janë bërë nga sekretari i tij por Kokoneshi nuk e ka deklaruar. Prokuroria të hetojë rastin e kreut të bashkisë Divjakë”, ka thënë Salianji.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: