TIRANE-Drejtues të Partisë Demokratike iu bashkuan të dielën protestës së qytetarëve të Vlorës kundër zbatimit të projektit të Lungomares. Deputetja Liljana Elmazi dhe përfaqësuesi i PD, Ervin Salianji u shprehën se fundi në politikë i Edi Ramës do i vijë nga Vlora ku ka investuar vetëm Koco Kokëdhimën.

“Fundi i Edi Ramës do të vijë nga Vlora”, u shpreh Elmazi e ndjekur nga Salianji që shtoi se, “I vetmi investim i Ramës është Koco Kokëdhima”.

Deputetja e PD-së, Liliana Elmazi e krahasoi gjendjen e Lungomares me shkatërrimet e tritolit në të gjithë bregun e jugut.

“Nga informacionet që kam, pasi ky projekt nuk është fare transparent, nuk ka fare projekt, janë harxhuar 1.7 milionë euro, por çfarë kanë bërë. Kanë marrë rërë dhe shtuf, çakull e në fund mbulohet me rërë. Ky është projekti madhor i kryeministrit për Vlorën. Unë nuk habitem aspak, por as qytetarët”, tha ajo.

Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji duke iu referuar protestës së Partisë Demokratike në çdo cep të Shqipërisë, theksoi se ky është i vetmi mjet që u ka mbetur shqiptarëve, përballja, protesta dhe rezistenca deri në në largimin e së keqes që ka kapluar këtë vend.

Salianji vijoi duke shtuar se, Rama në Vlorë ka dështuar dy herë, njëherë si deputet dhe njëherë si kryeministër.

Krerët e PD denoncuan, sipas tyre koncensionin që i është dhënë Pashalimanit.
“Nëse bëhet ky koncension, nuk do e lejojmë”, u shprehën përfaqësuesit e PD.

Ndërsa kryetari i PD-së në Vlorë, Moisi Meminaj e cilësoi situatën e krijuar nga projekti i dështuar i Lungomarës si një makth. “Është një investim pa projekt.  Vlora nuk do të ndalet me protestën e sotme, ato do të vazhdojnë. Në rast se ndodh kthimi i Pasha Limanit në demontim ne do të bllokojmë hyrjen e bazës”, tha Meminaj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: