TIRANË- Debate mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, teksa po diskutohet ligji i Turizmit.

Deputetët e PD-së kërkojnë që mbledhja të bëhet me dyer të hapura, por sipas tyre kolegët socialistë nuk pranojnë.

Sipas Genc Rulit mbledhja ishte e panevojshme, “pasi ishte rënë dakord që ligji të kalonte në shtator. Në mënyrë arbitrare shumica desh e kaloi ligjin që dje. Ne nuk do ta votojmë këtë ligj”.

Deputeti i PD-së, tha se vërejtjet e saj opozita do t’i bëjë të ditura në seancën e posaçme që pritet të mbahet ditën e hënë.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Eduard Shalsi u shpreh se: “Mbledhja u caktua nga Konferenca e Kryetarëve. Nuk kemi asnjë amendament nga ndonjë deputet.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: