Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka publikuar në emër të selisë bku disa dokumente, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave ka vjedhur bregdetin përmes falsifikimeve dhe mashtrimeve.

Sipas demokratit, VKM-ja enigmatike për pronat në bregdet (Ksamili dhe Velipojë) ribotohet 2 muaj më vonë në Fletoren Zyrtare bashkë me shfuqizimin e saj.

Po ashtu, Balliu theksoi se “VKM ngarkonte ish ZVRPP në rrethe të bëjnë ndryshimet në kartelat e pasurive të tokës bujqësore në favor të Ministrisë së Turizmit, në zonat strategjike për turizmin siç janë Ksamili, Velipojë e kudo në vijën tonë bregdetare.”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

REAGIMI I BALLIUT
Një Vendim i Këshillit të Ministrave i shkurtit të vitit 2019, “Për pezullimin e përkohshëm të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në mbështetje të projekteve në turizëm” u botua në atë kohë në Fletore Zyrtare dhe po atë ditë është fshirë nga sistemi i QPZ dhe me të njëjtin numër në fletore botohet një Udhëzim Ministri.
VKM-ja enigmatike për pronat në bregdet ribotohet 2 muaj më vonë në Fletoren Zyrtare bashkë me shfuqizimin e saj.
Por çfarë parashikonte kjo VKM?
VKM ngarkonte ish ZVRPP në rrethe të bëjnë ndryshimet në kartelat e pasurive të tokës bujqësore në favor të Ministrisë së Turizmit, në zonat strategjike për turizmin siç janë Ksamili, Velipojë e kudo në vijën tonë bregdetare.
A i ndryshoi ZVRPP kartelat e pasurive të përfituesve të tokës bujqësore në favor të Ministrisë Turizmit?
Qëllimi i kësaj VKM është një dhe i vetëm: tu grabitet prona qytetarëve dhe tu kalohet bosëve dhe oligarkëve të ndërtimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb