Partia Demokratike me anë të ish-deputetit të saj Klevis Balliu ka publikuar disa pamje, ku tregohen përmbytjet në Pogradec.

Balliu shprehet se Pogradeci përmbytet, për shkak të vjedhjeve që bën Edi Rama dhe Rilindja.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Klevis Balliut:

POGRADECI PËRMBYTET PËR SHKAK TË VJEDHJEVE TË RAMËS.

Kjo është qeveri e makthit, e vjedhjes dhe e bandave. Asnjë masë nuk merret nga pushteti lokal dhe ai qëndror për qytetet dhe qytetarët.

Qyteti i Pogradecit përmbytet në verë ndërsa pushteti lokal dhe ai qëndror nuk ekziston.

Prej 8 vitesh Pogradeci është lënë në harresë, e janë pikërisht vjedhjet e pushtetit të Rilindjes që shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët.

Të bashkohemi së bashku për të shpëtuar këtë qytet të bekuar nga i mallkuari Edvin Rama.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb