TIRANE- Partia Demokratike ka publikuar një video nga protesta e sotme e opozitës, ku shihet se si goditet në kokë kryeredaktori i gazetës ‘Rilindja Demokratike’, Bledi Kasmi.

Në pamjet në fjalë shihet se si Kasmi, goditet me shkop gome nga një prej efektivëve teksa qëndron pas gardhit me tela që është vendosur aty për shkak të punimeve në shesh.

Ngjarja në fjalë u regjistrua tek ministria e Brendshme, ku protestuesit tentuan që të hiqnin edhe gardhin e policisë, ndërsa nuk munguan konfrontimet mes tyre.

Vet kryeredaktori i RD, Kasmi tha se u dhunuar nga policia gjatë protestës. Duke folur nga ambientet e spitalit të Traumës, aty ku u vizitua edhe nga Lulzim Basha, Kasmi pohoi se u godit me shkop gome në kokë nga policia dhe se ai po bënte vetëm detyrën. Mes të tjerash ai deklaroi se kishte 10 qepje në kokë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb