Eksperti i Arsimit pranë PD Ndricim Mehmeti, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria ka 7 vjet që kërcënon dhe denigron mësuesit.

Mehmeti me anë të një replike me ministrien e Arsimit Besa Shahini, shprehet se ajo vetëm urren dhe ushtron presion ndaj mësuesve.

Postimi i Ndricim Mehmetit:

Kercenimi, denigrim dhe cinizem ne sms e ministres se arsimit drejtuar mesuesve.

Ministrja ne ikje Shahini, pas nje periudhe te gjate heshtje, shfaq ne tere permasen e vet, cinizmin, perçmimin dhe dengrimin ndaj mesuesve permes nje sms, se dites se djeshme.

Duke dashur te shfaqesohet per gjuhen e urrejtjes qe ka ndaj mesuesve, ministrja perbetohet se i ka “xhan”, por opozita e ka inat.

I kujtojme znj. Shahini se perkunder arritjeve dhe kujdesit te opozites se sotme, dje ne pushtet, rilindja ku ajo ben pjese, ka keto rekorde:

* Nga viti 2013 e deri ne sot, zero rritje page per mesuesit.

* U hiq shperblimi i fundvitit per mesuesit.

* U hoq transporti falas per mesuesit.

* Nuk ka shperblim mbi pagen, per mesuesit e shkencave natyrore.

* Ne kulmin e pandemise ministrja urdheroi heqjen e pageses per oret kujdestari.

* Perkunder shembullit te Kosoves, qeveria dhe ministrja, nuk ofruan asnje lek per mbeshtetjen e mesuesve ne punen e tyre vetmohuese.

E fundit qe duhet te flasi per mesuesit, eshte pikerisht ministrja e arsimit dhe ata qe e rrethojne ate. Ne mungese te ndjeses se thelle te pakten hesht znj. Ministre dhe mos fajeso opoziten per paaftesine tende totale.

“Të dashur mësues,

Zakonisht nuk demantoj rrenat që postojnë opozita apo portalet e tyre, por kjo që ndonjë moment kam quajtur mësuesit “të çmendur” është jo vetëm e pavërtetë, por edhe thjesht e pamundur.

Mësuesit janë armata jonë për çuarjen përpara të zhvillimit të Shqipërisë përmes arsimimit të brezave të rinj. Disa janë më mirë e të përgatitur se sa të tjerët, dhe ne politikbërësit jemi këtu për t’i mbështetur të dy grupet drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit në Shqipëri.

Mësues të dashur, më keni në krah gjithmonë!

Ju uroj pushime të këndshme që ju japin energjitë e nevojshm për ta përballuar atë që po duket si një vit tjetër i vështirë shkollor.

Ju përqafoj,

Besa Shahini ”

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb