Ish-deputetja e PD-së, Oriola Papmuri dhe Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli, ndodhen tek Prefektura e Tiranës , atje ku sipas PD, qeveria po u grabit dyqanet pronarëve të ligjshëm pa vendim të formës së prerë nga gjykata.

“Tek Prefektura e Tiranës, qeveria po u grabit dyqanet pronarëve të ligjshëm pa vendim të formës së prerë nga gjykata. Janë 4 pronarë, të cilët qeveria i ka shpronësuar për dyqanët e tyre me një vlerë qesharake, kur çmimi i tregut në atë vend është të paktën 4 herë më i lartë. Qeveria ka thënë se pronat i duhen për të zgjeruar prefekturën dhe sot dyqanet janë rrethuar me shirit dhe ruhen me policë, pavarësisht se çështja është për shqyrtim në Gjykatën e Apelit. Pronarët janë të gatshëm të shpronësohen, por me vlerën e tregut, sipas ligjit dhe Kushtetutës. Qeveria e ka kundërshtuar këtë.

PD po heton, nëse veprimet e qeverisë për grabitjen e pronës së ligjshme të qytetarëve pa vendim gjykate të formës së prerë, kanë të bëjnë me veprimet e një klienti të Edi Ramës, i cili ka blerë disa shtëpi të vjetra aty pranë dhe do të ndërtojë. Ju lutem pasqyrojeni këtë akt skandaloz grabitje të pronës në mes të Tiranës me shkrime dhe kamerat tuaja”,- thuhet në reagimin e PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: