TIRANE– Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka akuzuar kryeministrin Rama se ka braktisur qytetarët,ndërsa po shijon fundjavën në Firence. Gjatë një deklaratë për mediat, Ristani tha se Rama nuk shqetësohet për hallet dhe problemet e qytetarëve që nuk paguajnë dot energjinë dhe po vdesin, sipas tij nga i ftohti.

Deklarata e Arben Ristanit:
Po bëhen 24 ore qe Edi Rama shijon fundjavën e luksit ne Firence, pasi i hapi 300 mije vende pune, siç tha Arben Ahmetaj. Toskanen nen këmbe, dhe nuk ka pse shqetësohet pse një kryefamiljar i dha fund jetës se s’paguante dot energjinë, një fëmije i vogël vdiq nga i ftohti pasi bashke me familjen jetonte ne kushte tejet te vështira, apo se një person humbi jetën dje ne Tropoje duke u munduar te nxjerre bukën e fëmijëve, apo se mijëra shqiptare po vidhen nga mbifaturimet e energjisë nga OSHEE. Sot shqetësimi i vetëm i Edi Rames është luksi i tij dhe miqve te tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: