Eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama dhe Rilindja mundohen më koti të bindin qytetarët, duke ricikluar premtime të pambajtura të vitit 2013.

Teliti thekson se ndonëse qeveria e Ramës në 2013 premtoi naftë pa akcizë për fermerët, jo vetëm që nuk e hoqën akcizën por u shtuan si barrë në kurriz të tyre edhe taksën e qarkullimit 24 lek/litër.

Postimi i ekspertit të ekonomisë në PD Dorjan Teliti:

ER, AD dhe rilindja në pushtet më kot mundohen, nuk fitohet duke ricikluar premtimet e pambajtura të 2013.

Ndonëse në 2013 premtuan naftë pa akcizë për fermerët, jo vetëm që nuk e hoqën akcizën por u shtuan si barrë në kurriz të tyre edhe taksën e qarkullimit 24 lek/litër.

Vetëm nga kjo taksë absurde që s’ka asnjë lidhje me bujqësinë, fermerët kanë paguar rreth 100 milionë euro shtesë nga kjo taksë e rritur gjatë 7 viteve të keq-qeverisjes.

Bilanci i vërtetë në bujqësi është i qartë, kostot e prodhimit janë 30-40% më të larta krahasuar me rajonin dhe prodhimet tona hidhen kanaleve pasi konkurojnë me produktet e importuara e të subvencionuara fuqimisht në vendet e origjinës.

Fermeri shqiptar nuk merret me grafikët e ngjyrosur bukur të propagandës.

Fermeri shqiptar shikon xhepat e tij të shpuar nga taksat e larta, kostot e larta, kalbja e prodhimeve të pashitura dhe mungesa e plotë e mbështetjes nga shteti.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: