Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, tha në një deklaratë se ndarja e Shqipërisë në 4 rajone i jep çdo pushtet Edi Ramës.

Sipas ish-deputetes, me këtë vendim, Rama centralizon në një dorë fondet e BE-së, dobëson pushtetin lokal, si dhe largon shërbimet nga qytetarët.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

Në muajt e fundit të qeverisjes, Ed Rama po thellon politikën e përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij.

Miratimi i ligjit që ndan Shqipërinë në 4 rajone është kundër interesit të qytetarëve. Pas reformës së dështuar për ndarjen e Shqiërisë në 61 bashki, ky ligj largon akoma më shumë shërbimet nga njerëzit.

Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit local dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë qeveria centralizon pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Heqja e shërbimeve ndaj qytetarëve në vendin ku ata banojnë nuk i inetreson Edi Ramës. Interesi i tij për miratimin e ligjit absurd që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, eektoral dhe financiar.

Ligji i miratuar pa zhurmë, ditën e miratimit të ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dobëson pushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qendrore, duke marrë kompetenca të bashkive apo të qarqeve.

Dy janë tiparet kryesore të ligjit që shkel me këmbë interesin e qytetarëve

• Sjell centralizimin e pushtetit në duart e Edi Ramës
• Çon të gjitha fondet e Bashkimit Europian në duart e Edi Ramës.

Çdo ndërhyrje e Edi Ramës ka të bëjë ose me pushtetin, ose me paranë. Njësoj si ndarja e dështuar territorial, ligji nuk ka për të sjellë as zhvillim, as shpërndarje më të drejtë fondesh.

Diskriminimi i bashkive apo i rajoneve do të vazhdojë sipas interesit politik dhe elektoral të Edi Ramës. Qyetarët do të dalin më të dëmtuar, më të papërfaqësuar më të braktisur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb