Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Hasa thekson se Balla foli sot si polic privat i PS-së, ndërsa shtoi se tashmë Policia e Shtetit nuk është më.

REAGIMI I HASËS
Prej sot, Policia e Shtetit nuk ekziston më. Ajo është Policia Private e Partisë Socialiste. Pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një aktivitet policor në Elbasan, bashkë me gjithë drejtuesit e partisë lokale, e ka zhbërë konceptin “policia e shtetit”.
Në grahmat e fundit të pushtetit, ata po e bëjnë gati policinë ta përdorin për fushatën elektorale për llogari të Edi Ramës.
Pjesëmarrja e Taulant Ballës është edhe një mesazh i dëshpëruar për krimit, duke e shfaqur veten si shpëtimtarin e “çunave problematike”.
• Lajmi i keq është se policia po keqpërdoret si polici private zgjedhjesh, që nuk i shërben qytetarëve por një partie politike.
• Lajmi i mirë është se kanë mbetur vetëm 7 muaj nga shkrirja në një e policisë, e krimit dhe e partisë shtet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb