TIRANE– Partia Demokratike ka reaguar ndaj dy ngjarjeve të rënda të ndodhur mbrëmjen e djeshme, vrasja e ambasadorit rus në Turqi dhe sulmi terrorist në berlin k u humbën jetën 12 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Përmes një deklarate për mediat, PD dënon me ashpërsi vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov.

“Vrasja e një diplomati në detyrë është një akt i rëndë që cënon thelbësisht atë çfarë kemi më shumë nevojë në këto kohë të vështira, komunikimin dhe mirëkuptimin mes palëve”, thuhet në reagimin e PD.

Partia Demokratike i shpreh ngushëllime familjes së ambasadorit dhe autoriteteve ruse në këto çaste të rënda për ta.

Gjithashtu, PD reagoi edhe për sulmin terrorist në Berlin. “Ky krim makabër ndaj qytetarëve të pafajshëm të Berlinit objektivin parësor ka goditjen e sistemit tonë të vlerave të lirisë dhe paqes. Partia Demokratike shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe kancelares Merkel. Si miq, si aleatë dhe partnerë Partia Demokratike shpreh bindjen se kjo valë terrori nuk do të thyejë dot shpirtin e qytetërimit tonë, përkushtimin tonë të vlerat e lirisë dhe demokracisë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb