Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal për kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi pas kallëzimit të bërë nga dega e Partisë Demokratike në Roskovec.

Në një njoftim publik në rrjetet sociale, PD Roskovec deklaron se ka depozituar me fakte dhe prova më 7 prill kallëzim penal ndaj Kryetares së Bashkisë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Akuza e ngritur nga PD Roskovec është ajo e “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, konkretisht “punësime të paligjshme në kohë elektorale”, të parashikuar nga neni 328/a i kodit penal.

Ndërsa pak ditë para zgjedhjeve Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier bën me dije se ka hapur procedim penal ndaj Majlinda Bufit për të njëjtën akuzë.

POSTIMI I PLOTË

Partia Demokratike Dega Roskovec ju bën me dije se pas masakrës zgjedhore që ju jeni dëshmitarë të gjithë se si Edi Rama dhe bandat e tij në 25 prill morën një fitore të vjedhur me shantazhe për bukën e gojës dhe vendin e punës, presione, blerje votash dhe çdo formë tjetër dhune e ushtruar ndaj qytetarëve, ka depozituar me fakte dhe prova kallëzim penal ndaj Kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

PD Roskovec ka dorëzuar shkresën në datë 07/04/2021 me akuzën “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, saktësisht: punësime të paligjshme në kohë elektorale”, të parashikuar nga neni 328/a i kodit penal.

Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier nëpërmjet shkresës zyrtare datë 20/04/2021 me nr.prot 441/1 bën me dije se ka hapur procedim penal ndaj Majlinda Bufit për të njëjtën akuzë.

Procedimi Penal mban nr: 309 dhe date 08/04/2021. Ne, inkurajojmë dhe mbështesim Prokurorinë dhe të gjitha organet ligjzbatuese që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje dhe të vihen përpara drejtësisë me pranga në duar, të gjithë ata që kanë futur duart në zgjedhje për të deformuar vullnetin e qytetarëve me manovra të paligjshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb