Pas deklaratës së kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi se PD mund të rrezikojë edhe regjistrimin për zgjedhjet e 14 majit, vjen një reagim nga kryedemokrati, Sali Berisha.

Ky i fundit në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët tha se PD ka vendimin e Gjykatës, që njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit që u mbaj nga grupi i Berishës. Kreu i PD tha se kjo është e vërteta e pamohueshme.

“PD ka vendimin e gjykatës për kuvendin e 11 dhjetorit. Në çdo vend të lirë të botës, ai të nesërmen duhej regjistruar në regjistrin e partive politike dhe të shoqatave. Atë vendim e mban peng Rama. Do zgjedhë KQZ vendimin e gjykatës apo pengun e gjykatës, është çështje e tyre. Ne kemi vendimin e Gjykatës. Kjo është e vërteta absolute, e pamohueshme. Të gjitha të tjera janë marrje peng dhe konfiskim i vendimit. Këtu para jush kam denoncuar autorët e kësaj pengmarrje.”, theksoi Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb