KOPLIK- Qindra banorë të Koplikut të mbështetur nga përfaqësues të Partisë Demokratike zhvilluan sot, një protestë kundër varfërisë, papunësisë dhe padrejtësive të shkaktuara nga qeveria.

Sekretari për aksionin qytetar, Ervin Salianji i shoqëruar nga deputeti Gjovalin Bzheta dhe kryetari i Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe, Pjerin Spathari, ishin në përkrahje të banorëve të cilët protestuan për kushtet e rënda ekonomike, braktisjen e shtetit, mungesën e dritave, largimet nga puna, mungesën e ndihmës në bujqësi dhe stokun e produkteve të tyre.

Sekretari për aksionin qytetar Ervin Salianji tha se protestat do të përshkallëzohen në të gjithë territorin e Shqipërisë. “Bashkë me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të zonës së Malësisë së Madhe jemi sot në Koplik për të qenë në mbështetje të banorëve. Ky është fillimi i një rruge të gjatë, i protestës për largimin e kësaj qeverie”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: