TIRANË- Politikani demokrat, ish-ministër i Jashtëm, Tritan Shehu i ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të votojnë “PO” në referendumin e së dielës në Greqi, duke votuar në këtë mënyrë sipas tij për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Sipas Shehut nëse Greqia voton “JO” në referendum e ardhmja e saj hyn në shtigje të panjohura e të rrezikshme.

“Greqia të dielën voton për të ardhmen e saj europiane. Kjo konfirmohet veçse me një vote “PO” në referendum. Në të kundërt e ardhmja e saj hyn në shtigje të panjohura, aventureske e të rrezikshme. Si miq të popullit grek, si europeiste që jemi e urojmë e shpresojmë një fitore të “PO”. Kjo është e vetmja e ardhme edhe për emigrantët shqiptarë aty. Vota e tyre në të gjitha gjasat mund të jetë vendimtare. Emigrantët shqiptarë në Greqi duhet të jenë krejtësisht në mbështetje të fitores së Greqisë europiane. Ata votojnë në këtë mënyrë edhe për ardhmen e tyre, të familjeve e fëmijëve të tyre. Pra ata duhet të jenë për një “PO” të qartë. Urojme një fitore të palëkundur ditën e diel të aspiratave tona të përbashkëta”, deklaron Shehu.

Ai shprehet se “Politika shqiptare në tërësi mund e duhet të kontribuojë në këto ditë vendimtare për Greqinë dhe rajonin tonë evropian”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: