Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”, duke folur për faktin se data 25 prill 2021 u caktua datë zgjedhjesh, tha se opozita nxitoi, ndoshta për shkak se mendon se ka sondazhet në avantazh.

Lubonja u shpreh se situata e koronavirusit dhe ekonomia e vendit janë probleme të shtuara për maxhorancën.

“Mendoj se opozita kërkoi datë sa më të afërt, teksa thanë se i duhet dhënë sa më pak kohë maxhorancës që të riparoj imazhin e tij. Nuk e di nëse edhe për opozitën koha e shkurtër është më mirë apo jo, sepse edhe ata kanë nevojë të strukturojnë gjërat, por ndoshta opozita është nisur nga sondazhet aktuale, sepse mendojnë se janë në avantazh. Meta nuk ua kundërshtuar opozitës datën, e shtyu me 1 javë për të mos thënë se jam me opozitarët.

Mendoj se Rama nuk e ka problem këtë kohën e shkurtër, sepse gjatë në kohë është më problem për qeverinë. Edhe zgjedhjet amerikane ndikojnë edhe në zgjedhjet tona. Gjë që ndikon është edhe hapja e proceseve. Për shembull, nëse do ketë procese, figura politikani bie. Por mendoj se këto gjëra mund t’i ndodhin më shumë opozitarëve. Mendoj se do ketë më shumë masa korruptivo-shtrënguese.

Përdorimi i parave të krimit edhe shtrëngimi për të amortizuar dëmin. Akoma nuk dimë nëse hyhet me koalicion apo më vete. Covid dhe ekonomia, problem për maxhorancën. Por, ndoshta PD është e bindur për fitoren dhe kërkon datën sa më herët. Unë ndoqa me kujdes Dritan Abazoviçin. Ai tha na duhet një qeveri teknike, që pastaj të përgatisin vendin për zgjedhje pluraliste të vërteta, që kanë të bëjnë me demontimin e gjithë strukturave që ka ngritur Gjukanovicin.

Unë mendoj se kemi të tilla probleme. Unë nuk shikoj që këto gjëra po debatohen. Unë mendoj se Rama dëshiron heqjen e koalicioneve për këto zgjedhje. Rama nguloi për të hequr koalicionet. Ndoshta e bën sepse Rama ka pushtetin financiar, ka krimin, paranë e krimit, oligarkët qëndron pas. Nëse 61 për qind e firmave shpërlajnë paratë dhe këto para nëse kalojnë të gjitha në krahun e maxhorancës, është avantazh i jashtëzakonshëm”, tha Lubonja.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb