TIRANË- Partia Demokratike deklaroi sot se Shqipëria është në prag të një eksodi masiv për emigrim ndërsa qeveria dhe maxhoranca për diversion me propagandë dhe retorikë. Reagimi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD vjen pas publikimit të të dhënave të fundit se qindra banorë të Kukësit janë duke ikur ilegalisht në Gjermani dhe po kërkojnë azil.

“Shqipëria në prag të një eksodi masiv për emigrim. Të dashur miq, kjo qeveri po e bën të pamundur jetën e shqiptarëve nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim. Mjerimi ekonomik, krimi shtetëror dhe korrupsioni e mbërthejnë çdo ditë e me fort lakun në fyt. Kambanat për largim me çdo kusht nga Shqipëria veçanërisht nga të rinjtë, po bien fort qe nga viti 2013. Por qeveria dhe mazhoranca e krimit bën diversion me propagandë e retorikë metaforash dhe nuk po e merr në konsideratë eksodin e ri të shqiptarëve në shekullin 21”, shkruhet në faqen e Facebook të Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD.

Sipas të dhënave nga Posta Shqiptare ka një numër të lartë të kërkesave për azil 3 muajt e fundit nga banorët e qarkut të Kukësit. Vetëm gjatë javës që lamë pas janë shitur nga sportelet e Postës Shqiptare mbi 500 kuponë për pasaportat biometrike.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: