TIRANË

PD ka reaguar sërisht sot përmes sekretarit të Burimeve Njerezore, Ervin Minarolli lidhur me aksin Korçë-Ersekë, të cilën e konsideron supërvjedhjen e radhës nga qeveria.

“Qeveria e Edi Ramës ka bërë një supervjedhje me rrugën Korçë-Ersekë. 4 km rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend të 4 milionë euro, siç e gjetën gati projektin 8 vjet më parë. Rruga është një supervjedhje, sepse fituesi ishte i paracaktuar.

Është miku i Edi Ramës, që ne e paralajmëruam më 1 Tetor se do të fitonte tenderin. Faktet janë aty. Duhet që SPAK të nisë hetimin dhe të mos flerë mbi milionat që u vidhen shqiptarëve çdo ditë. ?” -shkruan Minarolli përmes një statusi në facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb