Deputeti Belind Këlliçi në një konferencë për mediat u shpreh se opozita në protestën e sotme do të dëshmojë se opozita e këtij vendi ekziston.

Gjithashtu Këlliçi i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen thirrjes së PD dhe të bëhen bashkë sot në orën 19:00 në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

Deklarata e plotë:

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, nga veriu në jug, na kanë dërguar sot mesazhe, duke na siguruar për masivitetin e protestës. Informacionet tona në rrugë partiake dhe jopartiake, na bëjnë me dije se administrata e Edi Ramës është vënë në lëvizje për të penguar valën e madhe shoqërore që do të zbresë sot në Tiranë. Mësuesit janë urdhëruar  të jenë në punë, edhe pse sezoni shkollor ka mbaruar. Aktorëve u janë shpikur prova në Teatër, në mënyrë që zëri i tyre të mos gjëmojë në protestën e Frontit për Shpëtimin Kombëtar; dyert e kryeministrisë janë blinduar. As demokratët dhe as shoqërinë, nuk i ndal asnjë blindë, siç është provuar nga vitet ‘90 e këtej. Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të mos tremben nga skenarët faake të qeverisë dhe as nga blindatat. Ne dalim sot për të dëshmuar se opozita e këtij vendi ekziston, se ajo është e bashkuar me shoqërinë, se ajo është gati për të mbrojtur interesat e qytetarit. Opozitës së kapur nga pushteti i ka ardhur fundi. I bëjmë thirrje shqiptarëve, fermerëve, mësuesve, profesionistëve, të rinjve, të papunëve, të na bashkohen sot para Kryeministrisë. Nëse nuk pastroni para, por mezi u dalin paratë për fundin e muajit, është koha të ngrihemi. Nëse nafta, ushqimet e shportës, taksat, janë bërë të papërballueshme është koha të ngrihemi. Nëse kthen kokën dhe sheh se një familjar apo mik të mungon, se ta ka marrë emigrimi, është koha të ngrihemi. Le t’ia themi dy fjalë sonte njeriut që ka nëntë vite që nuk na dëgjon. Të bashkuar, për Shqipërinë në rrezik, sonte ora 19.00!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: