TIRANË- Një ditë para seancës maratonë të paralajmëruar pak ditë më parë, ku pritet të shqyrtohet dhe debatohet ligji i ri për arsimin e lartë, Partia Demokratike ka organizuar një tryezë me grupet e interesit për të diskutuar mbi këtë ligj. Që në nisje të kësaj tryeze Basha tha se ky ligj është një goditje për arsimin dhe qindra mijëra të rinj.

Goditje fatale për arsimin dhe qindra mijëra të rinj. Reformë që premton minimizimin deri në shuarje të fiktivitetit, të cilësisë së ulët të mësimdhënies, të klientelizmit, por nga ana tjetër me skemën që propozon, rrezikon ta uniformizojë këtë klientelizëm edhe në universitetet publikë që sipas kësaj skeme barazohen me universitetet private. Tarifa të larta, e bën të papërballueshëm për qindra mijëra prindër, dhe nuk ofron asnjë garanci se në këtë sistem do të shërbehet nga pedagogë më të zotë, apo me më pak korrupsion”, tha Basha.

Kreu i PD-së u shpreh se sipas këtij ligji, “të drejtat do të përqendrohen në dorën e një kryerektori që është kryeministri” dhe se qindra të rinj do të detyrohen të ndërpresin studimet për shkak të tarifave.

“Qindra të rinj janë detyruar të ndërpresin studimet për shkak të tarifave. Synimi ynë ka qenë është dhe mbetet që studimet e larta, arsimi i lartë të jetë i aksesueshëm për një numër të lartë të të rinjve. Synimi ynë padyshim luftë për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë”, tha ai.

Basha theksoi se opozita është e gatshme të kundërshtojë me të gjitha instrumentet këtë ligj, duke e quajtur pseudo-reformë. Kreu i PD-së tha se tryeza e organizuar shërben për të dëgjuar zërin e të gjithë atyre që e kanë kundërshtuar duke folur, shkruar dhe duke protestuar.

“Ne jemi të vendosur të kundërshtojmë me të gjitha instrumentet që ka një opozitë  këtë ligj këtë pseudo-reformë. Në seancën e nesërme duam të jemi dhe zëri i atyre që kanë folur, kanë shkruar, kanë dalë në protesta dhe që nuk janë dëgjuar. Ndaj desha ta nis këtë tryezë, duke iu dhënë mundësinë secilit prej jush për të shprehur të vërtetën ashtu siç është përtej propagandës për këtë ligj, që do të ketë menjëherë një impakt negativ për qindra mijëra familje dhe të rinj”, tha Basha.

Pas ankesave të dëgjuara nga pedagogë e studentë, kryedemokrati Basha doli në krah të tyre dhe premtoi mbështetjen e PD-së dhe opozitës për çdo rrugë që ata do ndërmarrin me qëllim ndalimin e ligjit të ri për arsimin e lartë.

“Kur një qeveri as nuk dëgjon, as nuk konsultohet, po ecën e vendosur në rrugën e delegjitimimit të saj, duke shkelur vlerat e pranuara botërisht s’na mbetet gjë tjetër, veçse t’ju ftojmë të hartojmë një plan veprimi, që ti tregojë kësaj qeverie që është në legjitimitet…Unë ju garantoj se PD dhe opozita do jetë në krah të studentëve dhe pedagogëve në çdo lloj mënyre që ju do zgjidhni për të përballuar këtë të keqe të madh, këtë haraç që po ju vihet në formën e një laku familjeve shqiptare”,-tha Basha.
Sipas tij opozita është e gatshme të vijojë edhe një pozita beteje frontale në parlament.
Më tej, Basha renditi arsyet pse është kundër këtij ligji. “Ky ligj vendos barrë tek familjet shqiptare, cenon rritjen e cilësisë dhe standardeve”.

“Në kuadër të ndaljes së pasojave shkatërrimtare, do ta vazhdojmë ta shtrijmë më tej me çdo mjet qëndrese dhe beteje”.

MARKU: S’KA QËNDRIM OPOZITAR TË STRUKTURUAR. NUK I DORËZOJMË LIRITË E FITUARA
Pedagogu Mark Marku, ish¬deputet i PD ka përsëritur hapur edhe njëherë sot gjatë tryezës së opozitës për reformën në Arsimin e Lartë kundërshtinë ndaj ligjit që pritet të miratohet nesër ne seancë plenare Gjatë fjalës së mbajtur, Marku ka thënë se edhe opozita që shprehet kundër reformës së qeverisë dhe ligjit në fjalë ka mbajtur vetëm deklarata dhe asnjë qëndrim opozitar të strukturuar për këtë cështje shumë të rëndësishme.

“Ne jemi një grup interesi dhe kemi dhënë një artikulim të qartë të rrezikut që sjell ky projektligj. Ai demton në thelb sistemin arsimor, dhe sistemin legjislativ. Është e tmerrshme që një grup interesi me pak para me shumë perversitet, shumë aktivizim të arrijë të implementojë interesat e veta në një pr/ligj dhe ti implementohet sistemit që të shkatërrojë sistemin në vitin e ardhshëm. Ky ligj nuk mund të përmirësohet, ai duhet refuzuar, situata është e tillë që qeveria mund të vendosë ligj deskrititues që në nisje. Qeveria ka shumicën e votave të qytetarëve, e ka fituar me zgjedhje, grupet e interësit janë 100% kundër, janë këshillat, senatet janë kundër, qeveria e ka shumicën në qytete dhe fshatra po aty ku implementohet ligji nuk ka shumicë, por përbuzjen maksimale”¬ tha ai. Sipas Markut, lufta e pedagogëve do të vazhdojë.

“Nuk kemi ndërmend t’i dorëzojmë liritë e fituara, të drejtën për të menduar t’ia lëmë në dorë qeverisë, punën shkencore ta drejtojë qeveria, kush është studiues i zoti, po neogciuam lirinë e mendimit kemi shkatërruar profesionin tonë, që kusht bazë ka lirin딬 tha ai. Teksa Anila Godo tha: Arsimi është një e mirë qytetare dhe jo përfitim politik. Nëse dikush mendon se përfiton nga arsimi, për mua është një mendjeshkurtësi…Mendova se ky ligj do realizonte atë që ne kishim nisur, autonominë financiare. …ka ardhur koha të nxisim autonominë…më duket se në këtë ligj u zihet fryma universiteteve dhe fakulteteve.

(m.k/a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb