Përfaqësuesi i PD-së në tryezën për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur Damian Gjiknurit. Përmes një deklarate në ‘Facebook’ Bykykbashi theksoi se qëllimi i vetëm për PS-në është që të vazhdojë të blejë vota dhe të përdorë kriminelët në zgjedhje.

“Qendrimet e PS ne reforme synojne qe vjedhjes se zgjedhjeve t’i vendosin vulen e gjykatesve qe kane vene nen thunder dhe presion politik me vetingun, sic e thote troc ODIHR ne raportin perfundimtar per 30 qershorin 2019.”, shkruan përfaqësuesi i PD-së, ndërsa shton se propozimi i opozitës për qeveri kujdestare është garancia që masat e reformës zgjedhore nuk mbeten vizatime në letër.

REAGIMI I BYLYKBASHIT
i përgjigjet përfaqësuesit të kryeministrit: Kushtëzim me qëllim bllokimin e Reformës Zgjedhore
Deklaratat e sotme te perfaqesuesit te Kryeministrit ne Reformen Zgjedhore, nuk jane asgje tjeter vecse kushtezim i saj me nje qellim te vetem: te bllokojne reformen zgjedhore dhe PS te vazhdoje te bleje vota dhe te perdore kriminelet.

Qendrimet e PS ne reforme synojne qe vjedhjes se zgjedhjeve t’i vendosin vulen e gjykatesve qe kane vene nen thunder dhe presion politik me vetingun, sic e thote troc ODIHR ne raportin perfundimtar per 30 qershorin 2019.

OSBE/ODIHR e tha qarte se me 30 qershor 2019 votimet u kryen pa marre ne konsiderate interesin e zgjedhesve per te zgjedhur te lire dhe ne fshehtesi dhe per pluralizem demokratik. Opozita e bashkuar, ne perputhje me angazhimin e saj publik ka bere propozime qe synojne te mbrojne voten e shqiptareve nga kriminelet dhe te korruptuarit qe rrethojne Edi Ramen.

Propozimi i Opozites se Bashkuar per nje qeveri kujdestare pa Edi Ramen ‎eshte garancia qe masat e reformes zgjedhore nuk mbeten vizatime ne leter, por garantojne realisht interesin e zgjedhesve shqiptare. Opozita nuk pranon reforme farse por vetem nje reforme zgjedhore te vertete!

DEKLARATA E GJIKNURIT
Ndërkohë, sot Gjiknuri duket se ka rënë në kontradiktë me propozimin e PD për një moratorium të vettingut gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Gjiknuri u shpreh se nuk mund të bllokohet procesi i vettingut për shkak të ngritjes së Kolegjit Zgjedhor, kur nga ana tjetër mund të përzgjidhen gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Po ashtu bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore tha se PD me këtë propozim vendos në pikëpyetje Reformën në Drejtësi sikur ajo mos ketë ndodhur kurrë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb