TIRANE– Ashtu siç u vendos një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, deputetët demokratë kanë vijuar në komisionet parlamentare betejën e tyre. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, deputetët demokratë kanë theksuar se protesta e së shtunës tregoi qëndrimin e shqiptarëve ndaj kësaj qeverie.

Pas kësaj, deputetët demokratë kanë bijuar akuzat për lidhjet e qeverisë në trafikun e drogës.
komisioni-i-ekonomise-1
“Marka e kësaj mazhorance në Europë është eksportimi i drogës e krimit. Dy ministra të Brendshëm, të lidhur drejtpërdrejt me drogën. Marka sot është jeshile, mund të jetë dhe e bardhë”, u shprehën deputetët demokratë në Komision.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb