Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me çmimin e teskteve shkollore për vitin e ri arsimor që pritet të nis më 16 shtator.

“Skemat e mashtrimit të kësaj qeverie nuk kanë të sosur, një ndër to është edhe ajo me tekstet shkollore, të cilat prindërve u kushtojnë sa gjysma e pagës në rastin më të mirë kur ata janë të punësuar, e në rastet kur janë me ndihmë ekonomike, pra kanë patur fatin e mirë ta përfitojnë atë, mes shumë peripecive, librat u kushtojnë sa thuajse tre fishi i saj.

Dhe më konkretisht librat për klasën e shtatë kushtojne 8061 leke tëreja, le t’i shtojmë kësaj shumë edhe mjetet e shkollës, të cilat kanë një vlerë më vete, fillimi i vitit të ri shkollor shndërrohet në makth për prinderit, të cilët nuk kanëe asnjë alternativë tjetër vecse t’i blejnë me cdo kosto.” shkruan Pampuri në facebook, ndërsa publikon edhe listën e çmimeve të librave.

Postimi i plotë:

Skemat e mashtrimit te kesaj qeverie nuk kane te sosur, nje nder to eshte edhe ajo me tekstet shkollore, te cilat prinderve u kushtojne sa gjysma e pages ne rastin me te mire kur ata jane te punesuar, e ne rastet kur jane me ndihme ekonomike, pra kane patur fatin e mire ta perfitojne ate, mes shume peripecive, librat u kushtojne sa thuajse tre fishi i saj. Dhe me konkretisht librat per klasen e shtate kushtojne 8061 leke te reja, le t’i shtojme kesaj shume edhe mjetet e shkolles, te cilat kane nje vlere me vete, fillimi i vitit te ri shkollor shnderrohet ne makth per prinderit, te cilet nuk kane asnje alternative tjeter vecse t’i blejne me cdo kosto.
Vitin e kaluar u trumbetua fort nisma per tekste shkollore falas, hap qe ishte i deshtuar qe ne fillim me propozimin e ‘riciklimit’ te teksteve duke i kaluar ato tek njeri tjetri vit pas viti me kushtin qe te ishin te pashenuara e pademtuara, ky nje rikthim 35 vite me pare. Asnje hap perpara, vec rikthim pas, per qytetaret e pasuri marramendese per nje grusht njerezish rreth mashtruesit ne krye te vendit. Sikur te mos mjaftonte pamundesia, per t’i veshur mire, per t’i ushqyer mire, per t’i ofruar nje jete e femijeri dinjitoze, sot prinderve shqiptare i eshte shtuar edhe kosto e shkollimit ne arsimin e detyruar nentevjecar, si nje hall me shume ne listen e gjate te halleve qe po ua bejne jeten te pamundur cdo dite e me shume ne kete vend.
Asnje hap pas, per te larguar kete qeveri mashtruesish e per t’i rikthyer dinjitetin e shpresen qytetareve te ketij vendi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb