VLORË- Partia Demokratike denoncon dëmtimin e çadrave elektorale të kësaj force politike në Vlorë.  Në një njoftim për mediat PD bën të ditur se janë dëmtuar 4 çadra elektorale të kandidatit të Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet Genc Deromemaj, një ngjarje e ndodhur, sipas selisë blu, natën e 30 majit.

Bëhet fjalë për çadra promocioni të vendosura në anë të trotuareve në qytetin bregdetar. PD bën thirrje për mospërsëritjen e akteve të tilla, që nuk i shërbejnë një fushate të qetë zgjedhore.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: