TIRANË-Partia Demokratike akuzon kandidatin e PS-së për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj se ka mashtruar qytetarët me premtimin për 150 mijë vende pune. Në një deklaratë për mediat deputetja e PD-së Albana Vokshi u shpreh se Veliaj po përsërit premtimet e pambajtura të dy viteve më parë, veçse kësaj radhë me ambalazh për Tiranën. “Edhe në 2013 Erioni premtoi: “Të paktën 150,000 vende te reja pune nga zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe aktiviteteve të tjera rurale.”


Ku janë 150,000 vendet e reja të punës në bujqësi dhe blegtori? Erioni ishte Ministri përgjegjës për t’a realizuar këtë premtim. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë. Erioni premtoi por mashtroi.

Mashtroi prapë para 2 javësh kur tha se ishin hapur vende pune por se sipas tij “Shqiptarët ishin dembelë”. Por mashtrimin e tij e përgënjeshtrojnë Sigurimet Shoqërore të qeverisë, si edhe INSTAT-i i vetë qeverisë që tregoi se këto dy vite papunësia është rritur me 7%!”- u shpreh Vokshi. Më tej theksoi se Erioni prapë premton veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i mashtrojë sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin.

“Ka dy javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër premtim të thyer dhe nga një tjetër mashtrim, sepse votuesit nuk do të mashtrohen përsëri.

Çdo ditë premtimet e pambajtura do postohen në faqen e internetit: www.drejtimiiduhur.al”-“ përfundoi Vokshi.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: