Deputetët e PD kanë “zaptuar” foltoren e Kuvendit, ndërsa kërkohej që të fliste deputeti Bledion Nallbati.

Anëtarët e Gardës kanë ndërhyrë për të siguruar se situata nuk do të agravonte.

Megjithatë kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka kërkuar largimin e Gardës duke e quajtur tensionin artificial të nxitur nga opozita.

Shkak për përplasjet në Kuvend u bë propozimi i deputetit socialist, Erion Braçe për të miratuar një ligj nga Kuvendi që do të bënte të mundur faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb