TIRANE – Pak orë pas ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, publikoi në Facebook foto duke i dhënë një kali ka ardhur menjëherë reagimi nga Partia Demokratike.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, thotë se Tahiri “sfidon” drejtësinë “duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë”, duke qenë se dosja e tij është një ditë para verdiktit nga Gjykata e Lartë.

“Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!

Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës.

Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë…

Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro.  Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!

Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…,” shkruan Paloka.

Efe94241 30bf 47b3 B81d 0b3d6cb94df4
Efe94241 30bf 47b3 B81d 0b3d6cb94df4
9c34154f 5d24 44b8 9036 F09c837ff66d
9c34154f 5d24 44b8 9036 F09c837ff66d

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb