FIER-Ish-deputeti i Partisë demokratike Enkelejd Alibeaj do garojë përballë deputetit Armando Subashi për Bashkinë e Fierit në zgjedhjet e 21 qershorit.

Partia Demokratike ka publikuar mbrëmjen e sotme emrin e Alibeaj si kandidat për Fierin. Ish deputeti i PD-së  ne vitet 2007-2009, gjatë gjeverisjes së djathtë ka mbajtur postin e Ministrit të Drejtësisë.

Pak kohë më parë u fol për një largim të Ish deputetit Alibeaj nga jeta aktive e Partisë Demokratike. Kjo pasi ai refuzoi të ishte pjesë e grupeve të punës së PD-¬së, ku konkretisht ishte zhvendosur nga Vlora në Tepelenë. Pakënaqësitë e para erdhën kur z.Alibeaj nuk u përfshi në listën e deputetëve të PD¬-së në zgjedhjet e 23 qershorit, por pavarësisht kësaj, ai provoi garën për postin e sekretarit të ri të PD¬-së. Enkelejd Alibeaj rivalizoi me Eduart Selamin dhe Arben Ristanin. Pavarësisht se Alibeaj loboi fort, fitues u shpall Arben Ristani.

Menjëherë reagoi kreu i PD¬së, Lulzim Basha, i cili e konsideroi si një garë të fortë mes tre kandidatëve. Në një postim në rrjetin social ‘FB’, Basha shkruante: “Garë e fortë dhe e bukur mes tre kandidatëve për Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Të tre personalitete me kontribute dhe vlera unike për demokratët dhe të gjithë vendin. Urimet e mija të përzemërta Arben Ristanit, Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Partisë Demokratike! Urime edhe Enkelejd Alibeajt dhe Eduard Selamit për performancën dinjitoze! Proces transparent dhe festë demokracie”. Por siç duket, ky moment shënoi dhe tërheqjen e heshtur të Enkelejd Alibeaj, i cili para garës për sekretar të përgjithshëm ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ishte caktuar koordinator për zgjedhjet në PD në qytetin e Vlorës.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: