PDIU shkruan se vetëm heqja e Ramës si kryeministër i Shqipërisë mund të heqë 15 kushtet të cilat u miratuan sot me anë të një amendamenti në PE.

Në një status zyrtar në FB, PDIU thotë se disa prej kushteve kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe me zgjedhjet por deri tani Rama vetëm ka kërcënuar nga foltorja e vendit pasi kërkon një komardare shpëtimi.

PDIU thotë se edhe marrja e statusit të vendit kandidat prej 7 vitesh ka mbetur si ‘pëlhura e Penelopës’ me të cilën endet Rama dhe që nuk mbaron kurrë.

 

 

 

STATUSI NGA PDIU

Shqiptarët e kanë sot të qartë më shumë se kurrë që vetëm heqja e Ramës mund të heqë kushtet që shtohen çdo vit për Shqipërinë nga BE.

Parlamenti Europian miratoi dje rezoluten në të cilën kërkohet plotësimi i 15 kushteve përpara konferencës ndërqeveritare për vendosjen e hapjes së negociatave.

Po ky parlament në 2013 aprovoi marrjen e statusit të vendit kandidat, por jo datën e hapjes, e cila prej 7 vitesh ka mbetur si pëlhura e Penelopës që endet nga Edi Rama çdo vit e që nuk mbaron kurrë.

Në vitin 2013 ishin 5 kushte, më pas u shtuan të tjera çdo vit dhe tani janë 15 kushte që kërkojnë shtet ligjor, zgjedhje të lira e të gjithpranuara, hetim të korrupsionit e krimit elektoral.

Ky është bilanci i Ramës në 7 vite qeverisje, nga 5 në 15 kushte, si pasojë e dëmeve të kryera prej tij në shtetin ligjor, kapjen e të gjitha pushteteve, korrupsionin galopant dhe dhunimin e vjedhjen e zgjedhjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb