TIRANE – PDIU-ja është bërë zyrtarisht pjesë e qeverisë, përmes postit të zv/ministrit të Jashtëm. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Rama ka firmosur emërimin e Halil Hysenit, në postin e zv/ministrit të Punëve të Jashtme, i cili vjen nga radhët e PDIU-së.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, vendosi: Z. Halil Hyseni të emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”,­thuhet në
vendimin e Qeverisë.
Gjatë qeverisjes së kaluar, Halil Hyseni ka mbajtur postin e Drejtorit të Aviacionit Civil.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb