Pas Mediut, Dukës, Dules e Shehut aleati i radhës që mbërriti në selinë blu për të firmosur marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit, ishte Shpëtim Idrizi i PDIU-së.

Ai ka mbërritur në selinë blu i shoqëruar nga nënkryetja Mesila Doda rreth orës 13:50 për të vulosur marrëveshjen për të hyrë bashkë në zgjedhje.

Pak kohë më parë Idrizi pati deklaruar se do të preferonte të ishte në listën e kandidatëve të qarkut të Tiranës, duke qënë se edhe kontributin më të madh e kishte në këtë qark.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: