Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se PDIU rritet përditë.

Idrizi theksoi se Rama ka tentuar të përçajë çamët, por se nuk ia ka dalë dot. Ai shton se PDIU do ketë rezultat shumë të mirë në zgjedhje.

“Forca e partisë sonë rritet në çdo fushatë elektorale. PDIU rritet çdo ditë dhe kjo ka krijuar xhelozi. Komuniteti çam ka pasur një bazament djathtas.

Rama tentoi që të përçajë votat e çamëve, duke krijuar parti të çamëve. PDIU do të ketë rezultat shumë të mirë këto zgjedhje”, deklaroi Idrizi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: