Kandidatja për deputete e PDIU-së, Mesila Doda deklaroi se kjo parti synon që në zgjedhjet e 25 prillit të sigurojë rreth 50 mijë vota.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Doda tha se PDIU është koordinuar me PD-në për fushatën elektorale, ndërsa shtoi se votat përkthehen në 5 mandate.

“Kam pasur mundësi edhe përmes njohjeve të mija të mëparshme, që të jem në këto zona. Është një punë 36 gradë që kemi zhvilluar gjatë kësaj kohe. Takoj persona që më parë kanë pasur përkrahur PS-në. Ajo që shoh në bazë është entuziazëm për të ndryshuar në 25 prill. Jemi koordinuar edhe me PD-në, por kemi pasur mbështetësit tanë. S’kemi tentuar që të marrim elektoral nga partitë e tjera. Vetë çështja kombëtare është ende, megjithëse është tentuar që të shfokusohet, por besoj se shqiptarët e kanë të qartë se kjo çështje është me rëndësi për sot dhe nesër. Besoj se kjo është detyra e çdo partie politike, që të punojë. Bashkimi ekonomi mes shqiptarëve kudo ku jetojnë, krijimi i hapësirave që nuk kanë barriera mes tyre do të sillte një zhvillim të menjëhershëm. Vendet e mëdha kanë ndryshuar kur kanë dyfishuar tregjet. Sot jemi diku tek 2.8 mln. Ndërkohë që edhe Kosova ka mbetur shumë pak. Nëse krijojmë një sinergji të përbashkët, do konsiderohemi si një treg i madh dhe do të kemi një lëvizje më të madhe mes nesh. Duhet të krijojmë një mini-Shengen kuq e zi. Ne besoj se do të kemi rezultate, jo vetëm në Tiranë por edhe në Elbasanin dhe Durrësin. Ne duhet të kemi pritshmërinë e përhershme që shkon deri në 50 mijë vota. Janë mandate shtesë që i jepen opozitës. Janë qarqe çifte këto. 4-5 mijë vota në Durrës janë një mandat shtesë për opozitën. Kontributi i PDIU është i madh dhe sjell 5 mandate. Është një listë e përbashkët e të djathtës shqiptare që kryesohet nga PD. Por kontributi jonë duhet të jetë duke u fokusuar në arritjen e fitores. Do të duhet të heqim këtë bandë që është sot në pushtet. Momentet e arritjes së marrëveshjes kanë një lloj tensioni, por këtë radhë nuk ka qenë ashtu. Vazhdoj mendoj se që do të duhej të kishim krijuar edhe një sinergji më të madhe. Por edhe me dy lista mund të optimizojmë rezultatin, janë llogaritje të mirëmenduar. Ne kemi bërë një marrëveshje parimore dhe afatgjate, për praninë tonë brenda këtij koalicioni. Është marrëveshje që është respektuar. Duhet të mendojmë për krijimin e një forcë të madhe që duhet të ndryshojë vendin. Vendi është në zgrib. Në pikën e tij më kritike dhe askush nga politikanët nuk ka luksin që të mendojë për veten e tij. Të jeni të bindur se kandidatët tanë do të marrin të gjitha votat që ka PDIU në qarqet e saj. Do të kemi një rrugë të gjatë, edhe nesër në qeverisje, për të arritur dhe çështjen e përfaqësimit apo dhe çështjen e kauzës tonë kombëtare. PDIU do të jetë pjesë e qeverisjes nesër. Gjera konkrete s’kemi. S’mund të jetë asnjë politikan normal në këto kushte që të shkojë deri tek ky debat. Kemi rënë dakord në parim që do të jemi bashkë, si pjesë e të sotmes dhe të nesërmes.”, tha Doda.

Duke u ndalur tek gjuha e përdorur në fushatën elektorale mes Edi Rama dhe liderit të PD-së, Basha, Doda tha se kryeministri që në krye të herës përdori shprehje buliste. Ndërsa për Bashës, Doda tha se ai ka ruajtur një standard që e mban prej vitesh, jo agresiv.

“Fushata interesante pa dyshim. Shoh një standard të cilit edhe nuk ia kemi kuptuar zotit Basha. Ruajtjes së një formati që ai e ka prej shumë vitesh, jo agresiv. Ndërkohë që shohim një fushatë nga kryeministrit, me një gjuhë buliste, dhe sot bën atë që di të bëjë më mirë. Kur nuk i ecën që të bëjë të fortin, bën servilin. Dje pash që i thoshte; pse Luli?! Ky është një njeri që ka probleme karakteriele. Opozita di të reagojë në momente të caktuara, pasi po sjell në mënyrë normale figurën e një lideri normal. Rama vazhdon që të jetë brenda një lloj fjalori që nuk sjell asnjë reagim tek njerëzit. I papërshtatshëm për të dhe për kryeministrin e Shqipërisë. Një kryeministër nuk mundet që të dalë si një opozitë që kërkon që të marrë pushtetin.”, theksoi ajo.

Mes të tjerash nënkryetarja e PDIU-së, u ndal edhe tek çështja shumë e përfolur e këtyre ditëve, që është përdorimi i të dhënave personale nga PS-ja. Doda tha se edhe ajo e kishte zbuluar patronazhisten e saj, ndërsa shtoi se kjo çështje duhet të hetohet nga njerëz që nuk kanë frikë nga pushteti dhe që duan drejtësi.

“E kam zbuluar patronazhisten time, ishte një zonjë, një grua. E pash edhe në FB, por nuk e njoh fare. Mesa duket të gjithë ne kishim nevojë për një sy nga jashtë. Asnjë qeveri s’do e kalonte këtë skandal pa shpjegim. S’mund të jetë kjo mënyra e trajtimit të individëve. Ajo që më shqetëson mua është se E-Albania është një aset ku janë dhënë të dhënat tona personale, sigurimet shoqërore, të dhënat bankare. Këtu do të duhet të hetohet, jo vetëm nga SPAK që fle dhe kryetari që votonte PS, por nga njerëz që nuk kanë frikë nga pushteti dhe do të duhet të bëjnë drejtësi. Ai (Rama) po përpiqet që të mbajë me çdo kusht pushtetin se e di se çfarë ka bërë. Ai po luan me gjithçka për gjithçka. I bëj thirrje anëtarëve të opozitës që të jenë në ruajtje të votës dhe mos të bëhen pre e trazirave të PS. Mbikëqyrja më e madhe bëhet nga ne shqiptarët më mirë. Ne shqiptarët votojmë dhe jemi përgjegjës për të ardhmen tone. Ju lutem të gjithë shqiptarëve; dilni votoni në 25 prill. Mos përtoni, Një shtetar që nuk voton, nuk ka të drejtë që të votojë nesër. Duhet të jeni qytetarë aktiv për të ndryshuar këtë realitet që keni sot.”, përfundoi Doda.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: