Anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arianit Elshani pohoi se partia e tij nuk do të vendos në listat e zgjedhjeve kandidat të dënuar.

Sipas tij, ky standard duhet të ndiqet dhe nga partitë e tjera.

“Nuk e kuptoj hezitimin për mos me respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin që kanë vendos për njerëzit të dënuar. Ky është standardi i Kushtetueses, dhe si parim një herë e mirë duhet partitë t’i pastrojnë edhe listat e tyre. PDK e ka nisur më 2019 paktin e korrupsionit, për personat me aktakuzë dhe të dënuar. PDK e ka vendos këtë standard dhe do ta mbajë”, u shpreh ai në “Kallxo Pernime”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: